Politike

Nisma e Idrizit për të hequr ligjin e luftës me Greqinë: Kam filluar lobimin në Kuvend

Në Parlamentin e Shqipërisë ka nisur lobimi që t’i drejtohen në mënyrë zyrtare Parlamentit të Greqisë për të hequr ligjin e luftës. Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU ka njoftuar se nismëtari i kësaj kërkesa ka qenë pikërisht ai, dhe se ka nisur negociatat me disa deputetë të parlamentit, jo me grupe parlamentare, për të bërë të mundur që kjo kërkesë zyrtare të shkojë në shtetit fqinj, si një e mirë për interesat e Shqipërisë.

“Unë kam filluar lobimin me deputetët e Parlamentin e Shqipërisë, që Parlamenti i Shqipërisë të gjej një instrument që t’i drejtohet parlamentit të Greqisë duke kërkuar dhe angazhimin e tyre në qeverinë e tyre që ta heqin ligjin e luftës, kemi nevojë për një vetëdije më të madhe shoqërorë, sepse kemi detyrimin që të kemi detyrimin të kemi marrëdhënie të mirë me Greqinë, janë fqinjët tanë”, u shpreh Idrizi.

I ftuar në emisionin “Debat” Idrizi tha se kjo nismë është në hapat e fundit të konkretizimit.

“Kam shumë kohë që po punojë me këtë gjë, kam nisur konsultimet me deputetët, sepse jam i bindur q Parlamenti i Shqipërisë do e marrë këtë nismë, sepse jemi në hapat e fundit për ta konkretizuar, se nuk mendoj që ka deputet që nuk e mendon se Greqia duhet të heq ligjin e Luftës”, theksoi Idrizi.

Ndërkohë Fredi Beleri është shndërruar si një pikë ndarëse mes Greqisë dhe Shqipëri, aq sa flasin edhe për një ftohje raportesh që mund të ndikojnë edhe në rrugëtimin e Tiranës zyrtare drejt Bashkimit Europian.

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi tha se për shqiptarët Beleri nuk është gjë tjetër veçse një “i dënuar për poshtërim të Shqipërisë”.

“Është i dënuar për poshtërim të Shqipërisë dhe besoj që për çdo shqiptar normal këtu duhet të mbaronte diskutimi. A kemi pasur ne raport të mirë? Unë besoj që jo, se të mbash në këmbë ligjin e luftës me gjithë pasojat e saj, është hera e parë që kam dëgjuar Ramën për herë të parë që ekziston gjendja e luftës pastaj pasojat e luftës. Si mund të flasim për marrëdhënie të mira mes 2 vendeve, dhe mbajmë retorikë boshe që kemi marrëdhënie të mira. Një njeri me rekorde nga masakra Peshkopisë ta bësh eurodeputet, ta gëzojnë qytetarët europianë”, tha ai në A2 CNN.

Sipas tij, retorika për një marrëdhënie të mirë me Greqinë, është boshe.

“Ne duhet të kemi marrëdhënie të mira me Greqinë, sepse është fqinji ynë, por marrëdhëniet e mira duhet të kalojnë nga reciprociteti dhe vijat e kuqe të interesat kombëtar përcaktojnë politikën e jashtme, ligji i luftës, Çamëria dhe çështja e pensioneve, ndenja përballë jo intimidimi, unë e kuptoj retorikën që popujt janë miq, po shtet janë rivalë për ekonomi, për peshën specifike. Edhe me Serbinë dhe me Greqinë”, u shpreh Idrizi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë