Nga Gazeta ‘SI’ – Censi i vitit 2023, raporton se në Shqipëri jetojnë 364 persona që kanë kaluar moshën 100-vjeçare.
Ndonëse nuk specifikohen vitet e sakta, Censi thotë se 301 prej tyre janë gra dhe 63 janë burra. Një tjetër shifër e Censit mbështet teorinë se gratë jetojnë më gjatë. Numërohen mbi 54 mijë gra të moshës +80-vjeç dhe vetëm 43 mijë burra. 40 mijë nga këto gra janë të veja.
Në 2011-n, numri i personave shekullorë ishte 402.
Tane Koleci ka qenë gruaja jetëgjatë në Shqipëri e cila u fut dhe në librin Guiness. Tane kishte lindur në 1896, ka jetuar në 1900-n dhe vdiq në 2010-n, më moshën 116-vjeçare. Gruaja më jetë gjatë raportohet të ketë qenë Hava Ruda, e cila jetoi deri në moshën 123-vjeçare, në fillim të viteve 2000.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.