Gazeta Si- Një 29-vjeçar me inicialet M. H., është arrestuar, pasi u kap në flagrancë me armë zjarri të tipit kallashnikov me vete, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, në afërsi të fshatit Bajkaj.
Sipas asaj që njofton policia arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Strike 16”. Si pasojë blutë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit, kallashnikov.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.