Këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti, tha se ndonëse 1/3 e shqiptarëve janë larguar nga vendi vetëm ndërtimi nuk njeh krizë në vend.
“Të dhënat e Censusit të publikuar pak ditë më parë nuk janë reale.
Sipas Eurostat, gjatë 11 viteve të fundit, largimi i shqiptarëve ka qenë masiv, mbi 900 mijë shqiptarë janë larguar dhe me konkretisht, 478 mijë shqiptare janë larguar me dokumente të rregullta, 192 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në vendet e BE-së, dhe 311 mijë shqiptarë qëndrojnë në mënyrë të paligjshme në Europë, pa përfshirë këtu vende si SHBA, Kanada, Britaninë e Madhe, Australi, etj.
Ndonëse 1/3 e shqiptarëve janë larguar nga vendi këto 11 vite, ekziston një sektor i cili krizë nuk njeh, përkundrazi, vazhdon të shënojë rritje marramendëse, dhe ai është sektori i ndërtimit, i betonit që derdhet lum çdo ditë e më shumë. Sipas OECD, Eurostat dhe Instat, 356 mijë banesa janë aktualisht bosh, të pabanuara, ku pjesa më e madhe e tyre nuk janë në fshatrat e braktisur apo në zona rurale, por janë në qytete, me plot 180 mijë apartamente të pabanuara”, tha ndër të tjera Teliti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.