Gazeta Si – Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar në Spanjë, me qëllim ekstradimi në vendin tonë i akuzuar për vjedhje.
Policia thotë se Aleksandër Frroku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit “Weekend”.
Gjykata e Apelit Tiranë, në vitin 2018 e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Interpol Tirana po vijon procedurat, në bashkëpunim me Interpol Madridin, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi në Shqipëri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




