Gazeta Si - Një 36-vjeçar është vënë në pranga në Selitshtë të Dibrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Territor i pastër”.
36-vjeçari, brenda një zone të pyllëzuar, kishte kultivuar dhjetëra bimë kanabisi.
Procedohen penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryeplaku i fshatit Selishtë dhe specialisti i pyjeve në këtë fshat.
Bimët e kanabisit u asgjësuan me anë të djegies, si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, mjete të ndyshme pune që shërbenin në këtë aktivitet kriminal.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.