Njerez

Greqia eksperimenton me ‘javën e gjatë’, 6 ditë në punë dhe jo 5 (dhe për 40% më shumë pagë)!

Masa e propozuar nga qeveria hyn në fuqi më 1 korrik: një zgjidhje për krizën e fuqisë punëtore. Por grekët janë tashmë evropianët që punojnë më shumë orë në javë. Dhe ligji do të reduktojë domosdoshmërisht punësimet e reja

Gazeta Si – Gjashtë ditë punë në javë, në vend të pesë ditëve, me 40% rritje page në ditën shtesë. Ky është propozimi i qeverisë greke për popullsinë aktive të vendit, që të përpiqet të zgjidhë krizat veçanërisht sezonale të fuqisë punëtore: punonjësve mund të duhet të punojnë “javën e gjatë”, duke filluar nga 1 korriku, nëse punëdhënësit e tyre e kërkojnë.

Dita e gjashtë e punës do të paguhet 40 për qind më shumë se një ditë normale dhe akoma më shumë nëse është festë publike: një lloj “jashtë orarit” të rregullt.

Sektori i turizmit është i përjashtuar nga rregulli i ri, ku java 40-orëshe ishte hequr tashmë verën e kaluar, ndikuar kryesisht nga industria, telekomunikacioni dhe tregtia me pakicë.

Java e punës greke, megjithatë, është tashmë më e gjata në Evropë: një grek në 8 punon më shumë se 48 orë në javë në baza të qëndrueshme dhe mesatarisht angazhimi i kërkuar është 39.4 orë në javë (Eurostat).

Ndërsa pagat janë jashtëzakonisht të ulëta dhe produktiviteti i vendit po lufton pas 15 vitesh recesioni dhe tre paketave të kushtueshme shpëtimi evropiane.

Rigjallërimi i rritjes dhe rritja e produktivitetit janë dy pikat e forta të qeverisë së qendrës së djathtë që ka udhëhequr vendin që nga viti 2019, duke çmontuar shumë rregullore të punës pjesë-pjesë.

Greqia, edhe për shkak të pagave shumë të ulëta, përjeton kriza të vazhdueshme të fuqisë punëtore, të cilat nisën pas krizës së vitit 2010, kur të rinjtë më të arsimuar u larguan, për të mos u kthyer më.

Dhe ky është një fenomen i dukshëm i punës së paligjshme, të cilit duhet t’i kundërvihet “java e gjatë”: sidomos në industri, orët jashtë orarit shpeshherë janë të padukshme në paga dhe shpërblehen në mënyrë të paligjshme.

Ose nuk shpërblehet fare: java e punës tani zgjat 40 orë, por tashmë është e mundur që punëdhënësit të kërkojnë deri në dy orë shtesë në ditë jashtë orarit të papaguar, megjithëse – teorikisht – për periudha të shkurtra dhe vullnetarisht.

Tani, ky është qëllimi i ministrit të Punës, Adonis Georgiadis, ku një punëtor, do të jetë në gjendje të bëjë këto “punë jashtë orarit” që  shpesh i korrespondon me ato që merr në zarf.

Tetë orë në ditë, gjashtë ditë në javë, përbën një javë pune 48-orëshe. Me ligjin e ri, shumë më tepër se një në 8 grekë mund të punojnë kaq shumë, ndërsa vendet e pasura të Evropës shkurtojnë javën e punës – në Belgjikë ajo zgjat tashmë katër ditë nga viti 2022, dhe eksperimentet në këtë kuptim janë në fuqi në Gjermani, Holandë, Irlandë, Spanjë, – Greqia po shkon në drejtim të kundërt.

Ka shumë kundërshtime. Me ligjin e ri, punëtorët nuk mund të refuzojnë të punojnë për gjashtë ditë nëse punëdhënësi e kërkon.

Kjo risi nuk ka kaluar në asnjë formë të negociatave kolektive, një institucion që ligjet e punës të paraqitura nga Nea Demokratia, partia e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, e kanë kufizuar deri tani shumë. Domethënë, sindikatat dhe përfaqësuesit e punëtorëve nuk kishin asnjë rol në vendim.

Për më tepër, “java e gjatë” do të kufizonte punësimet e reja, duke i detyruar ata që tashmë kanë një punë të punojnë edhe më shumë, dhe duke lënë jashtë ata që nuk e kanë. Në dobi të punëdhënësve.

Ligji për “javën e gjatë”, synon mbi të gjitha kategoritë prodhuese që garantojnë shërbime të paktën 12 orë në ditë, në mos 24 orë në ditë: ndër këta sektorë nuk ka turizëm, sepse hotelet dhe restorantet e kishin parë tashmë shfuqizimin e javës së pesë ditëve në 2023.

Megjithatë, për kontratat sezonale dhe veçanërisht për punët e nivelit më të ulët, si pastrimi apo bujqësia, qeveria planifikon të vendosë kuota për emigrantët e përkohshëm nga Egjipti, India dhe vende të tjera jashtë BE-së.

Prandaj “java e gjatë” do të jetë në fuqi, sipas ligjit, në sektorin industrial, për të mos ndalur prodhimin aty ku është e mundur dhe në telekomunikacion.

Disa sektorë të shërbimit civil dhe disa ndërmarrje shtetërore mund ta zbatojnë atë. Dhe gjithashtu sektori i bujqësisë, veçanërisht në muajt e ngrohtë të korrjes.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë