Politike

PD, interpelancë për surrogacinë me ministren e Shëndetësisë, por debati do zhvendoset për Onkologjikun  

Kuvendi pritet të zhvillojë sot (e enjte) seancën plenare të radhës. Në axhendë është parashikuar të zhvillohet një interpelancë me ministren e Shëndetësisë Albana Koçiu, e kërkuar nga Tritan Shehu për surrogacinë, por që debati pritet të zhvendoset për skandalin e mjekëve të Onkologjikut.

Qeveria deklaroi se do të forcohet ligji ndaj mjekëve që shkelin të drejtat e pacientëve dhe po hetohet gjithë stafi i spitalit.

Një ditë më parë deputetja Zheni Gjergji tha se hetimet për abuzimin me pacientët te spitali Onkologjik duhet t’i marrë në dorë SPAK dhe të shkojë deri te përgjegjësit në krye të qeverisë që sipas saj nuk kanë marrë masa pavarësisht denoncimeve të opozitës dhe mediave.

Po dje, grupi parlamentar i PD depozitoi zyrtarisht kerkese per interpelance me ministren Koçiu per skandalin tek Onkologjiku


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë