Politike

Skandali tek Onkologjiku / PD: Interpelancë me Koçiun. Ministria kishte raportet e KLSH dhe denoncimet, por nuk mori masa    

Kryetari i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi, në një dalje për mediat, tha se mbledhja e deputetëve të mërkurën në mesditë u fokusua tek skandali në Onkologjik.

Bardhi tha se është kërkuar një interpelancë urgjente me ministren e Shendetesise, Albana Koçiu.

“Sapo ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PD. Në qendër të diskutimeve skandali i Onkologjikut. Grupi ka miratuar kërkesën për një interpelancë me ministren Koçiu, në seancën e ardhshme, për t’iu përgjigjur papërgjegjshmërinë që ka udhëhequr ministrin në trajtimin e këtij problemi.

Kërkesa e grupit të PD për Ministren e Shëndëtësisë, Albana Kociu

Dje ministrja, edhe për shkak të indinjimit të thellë që gjëja ka shkaktuar në popull, shprehu neveri për cfarë ka ndodhur, por institucionet kanë qenë të informuara në kohë për atë që po ndodhte. Skandali nuk është rast i veçuar, por një skemë e plotë e iniciuar nga drejtuesit politikë në Shëndetësi. Ministria ka pasur në dorë raportet e KLSH, ku nuk është marrë asnjë masë.

Ka pasur denoncime nga opozita dhe gazetarë e ka pasur zero veprime nga MSH. Pasi vepron prokuroria nuk mund të veprosh me fjalinë kemi pushuar mjekët”, tha Bardhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë