Nga Gazeta ‘SI’ – Qeveria ka miratuar rritjen e pagës në administratën publike që pritet ta çojë atë mesatare në 105 mijë lekë.
Ministri i Financës, Ervin Mete, njoftoi se rritja nis efektin në 6 mujorin e dytë të vitit dhe do të prekë 135 mijë punonjës të shtetit, nga forcat e Armatosura tek arsimi dhe shëndetësia.
“Pagat e rritura fillojnë të aplikohen në 6 mujorin e dytë të vitit, pra duke filluar nga 1 korriku, me një kosto të përllogaritur prej afro 11 miliardë lekësh për këtë 6 mujor të dytë të vitit dhe me një kosto totale buxhetore prej afro 40 miliardë lekësh”, u shpreh z. Mete.
Ministri informoi se, me ndryshimet ligjore të miratuara, parashikohet të realizohet edhe indeksimi i të gjitha pagave në administratën publike me normën e inflacionit në fuqi, indeksim që do të realizohet në vazhdimësi çdo dy vjet, duke filluar nga viti 2026.
Pas Metes, fjalën e mori ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili detajoi rritjet në FA sipas gradëve. Në buxhetin e pagave, lëvizin 11 mln dollarë.
Rritja e pagës sipas kategorive
Ushtari i katërt, niveli bazë 71 mijë lek.
Reshteri 800 mijë lekë
Majori 107 mijë lekë
Koloneli 158.5 mijë lekë
Gjenerali 190 mijë lekë
Zjarrfikësit 30% sipas gradëve, paga fillestare nis me 60 mijë lekë.
Ministrja e arsimit, Ogerta Manastirliu tha se vendimi i fundit është rritje historike për mësuesit dhe e çon pagën mesatare të mësuesve në 950 euro.
Rritja e pagës sipas kategorive
Në arsimin e mesëm të lartë + vjetërsi pune shkon 98.5 mijë lekë.
Arsim i mesëm të ulët + vjetërsi pune 96 mijë lekë
Arsimi fillor + vjetërsi pune 95.2 mijë lekë.
Psikologët 910 euro dhe oficerët në 800 euro.
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu tha se 20 mijë punonjës të shëndetësisë do të përfitojnë nga rritja e pagave, dhe jo vetëm mjekë e infermierë. Rritja do të shkojë deri në 20% të pagës aktuale.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se rritja e fundit do t’i bëjë pagat e në Shqipëri, më konkurrueset në rajon. Ai tha se nga kjo rritje, kanë përfituar edhe 30 punonjës në sektorin e burgjeve, nga 13-27% të pagës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



