Komisioni Hetimor Parlamentar për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS u mblodh të mërkurën me qëllim zhvillimin e seancave dëgjimore me disa dëshmitarë.
Në rend të ditës ishte parashikuar të vinte në Komision për të dëshmuar drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni e cila nuk është paraqitur në Komision për arsye pune
Për mungesën reagoi kreu i këtij Komisioni, Ervin Salianji.
“Pse datë dasme është? Nuk është me qejf, është me detyrim të vijë, është e disata herë që të thuhet, duhet të jemi serioz. Është e pajustifikueshme të thuhet ‘nuk vij se kam një punë’ Shërbimi informativ është për interesa private? Nuk e bën dot ajo këtu atë që bën te komisioni i Sigurisë, që nuk vjen fare”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



