Ka ndodhur

Dhunoi partneren dhe fëmijët e saj, arrestohet 45-vjeçari në Cërrik. Në banesë i gjenden dhe armë

Gazeta Si- Reagimi i policisë pas kallëzimit të një shtetaseje, ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në një familje në Cërrik.

Sipas policisë, një 45-vjeçar me iniciale V.K., u arrestua, pasi ka dhunuar bashkëjetuesen dhe fëmijët e saj të mitur, si dhe i kanosi ata për jetën. Gjatë kontrollit në banesë, u gjetën lëndë plasëse, armë dhe municion.

Gjatë këtij operacioni, është vënë në pranga dhe babai i 45-vjeçarit, shtetasi Z. K., 71 vjeç, pasi nga kontrolli në banesën dhe në automjetin e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale, 2 kallëpe tritoli, 1 armë zjarri pushkë, 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë).

Me qëllim trajtimin e plotë të këtij rasti, kallëzueses dhe fëmijës së saj të mitur iu janë plotësuar kërkesëpaditë për urdhra të mbrojtjes së menjëhershme dhe janë dërguar në qendrën sociale “Forumi i Gruas”, Elbasan, për të marrë asistencën e nevojshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë