Nga Gazeta 'Si'-Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka konfirmuar tashmë zyrtarisht se djali i tij Danilo ishte i pranishëm në aktet e dhunës që ndodhën në qytetin Gelsenkirchen në Gjermani, në prag të ndeshjes mes Anglisë dhe Serbisë.
Gjatë një interviste për mediat vendase, Vuçiç u shpreh se djali i tij dhe serbë ishin ulur në një lokal, kur u sulmuan me karrige nga një grup shqiptarësh, tifozë të Schalkes.
Sipas Vuçiç, tifozët shqiptarë i ka shqetësuar prania e flamujve të Serbisë në kafenenë ku po qëndronin djali i tij dhe tifozët, ndërsa ndihet krenar që Danilo nuk e ka turpëruar, por i është kundërpërgjigjur sulmit.
“Kanë qenë kryesisht shqiptarë, tifozë të Schalkes, i kanë sulmuar me karrige. Ishte interesante qasja e policisë gjermane që kërkoi arrestimin e tifozëve serbë. Nuk e di se çfarë duhet të bëjë dikush kur e sulmojnë me karrige dhe shishe. Ata u ulën të qetë dhe po hanin. Ishte e vetmja kafene me flamur serb dhe kjo i shqetësonte. Unë e dua djalin tim. Ai nuk e turpëroi babanë e tij në asgjë”, tha Vuçiç.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.