Politike

Basha: Vulën e PD do ta ‘çoj’ deri në Strasburg

Lulzim Basha ka deklaruar se do ta çojë vulën e PD deri në Strasburg, një deklaratë që më herët e kishte përcjellë edhe Berisha nëse Apeli do të vendoste në favor të palës tjetër.

“Nga njëra anë mërzi dhe zemërim, me faktin që padrejtësia e mishëruar në vendimin e 11 qershorit, është po kështu edhe produkt i një pazari  në kurriz të shqiptarëve për interesat e dyshes së vjetër, e tangos së vjetër midis kryeministrit dhe ish kryeministrit, por kundër interesave të shqiptarëve natyrisht dhe natyrisht dhe kundër interesave të opozitarëve dhe kundër interesave të demokratëve.

Kjo është ndjesia e parë, sepse në këtë aspekt profesional, juridik, politik, askush nuk mund të pranojë dhe nuk priste një vendim të tillë. Por nga ana tjetër e fortë dhe e pandalshme është dhe vendosmëria për të mos u tërhequr, për të mos pranuar këtë padrejtësi të tillë, për ta ndjekur në çdo shkallë, deri në shkallët e drejtësisë europiane këtu ku ndodhem në Strasburg.

Dhe nga ana tjetër për t’iu dhënë shqiptarëve alternativën që meritojnë, me pak fjalë është emërues i përbashkët i takimeve që kam zhvilluar. Nga ana tjetër sigurisht është që të mos mbetemi peng i këtij diskutimi procedurial. Ne e kemi alternativën, ne e kemi programin...”është shprehur Basha për Top News


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë