Ka ndodhur

Vlorë, 27-vjeçari grek me banim në Gjermani arrestohet me doza kanabisi

Një 27-vjeçari grek me iniciale D.M., banues në Gjermani është vënë në pranga për posedim të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit në banesën ku i riu qëndronte, shërbimet e Policisë gjetën doza me kanabis, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen, kryesisht në lokalet e natës në qytetin e Vlorës.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë