Nga Gazeta ‘Si’-Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickovski, ka reaguar pas deklaratave për mediat greke, të Kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis se elita e re e Shkupit duhet të përdorë emrin zyrtar ‘Maqedonia e Veriut’ dhe jo ‘Maqedoni’, në të kundërt do të ketë pengesa në rrugën e Shkupit drejt Bashkimit Europian.
Mitckovski thotë se është gati të përballet me Mitsotakis në çdo takim të afërt. “Jam duke u përgatitur. Unë jam një person që përgatitem dhe më pëlqejnë sfidat. Do të doja ta shihja edhe këtë sfidë. Qëndrimi im është i qartë dhe askush nuk duhet të ketë asnjë dyshim për këtë.
Nëse në Evropë ka politikanë që paraqiten si politikanë evropianë të shekullit të 21-të dhe kanë brenda tyre motive talebane dhe duan të rrezikojnë të drejtat e njeriut të garantuara nga shumë konventa ndërkombëtare, atëherë unë jam gati.
Më intereson të ndërtoj ura, jo t’i shemb dhe të flas me argumente, në bazë të të dhënave, tha Hristjan Mickovski në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në Shkup.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.