Nga Gazeta ‘Si’- Një 29-vjeçare është dhunuar brenda në banesë nga babai, vëllai dhe i fejuari i saj. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobta.
Raportohet se uniformat blu kanë marrë informacion se e reja ishte dhunuan nga familjarët dhe kanë shkuar në vendngjarje.
Në pranga janë vendosur babai i saj, 60-vjeçari me iniciale A. B., i vëllai, 26-vjeçari me iniciale E. B., dhe i fejuari 34-vjeçari me iniciale A. J..
Mësohet se 29-vjeçarja e dhunuar ndodhet në spital është në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë kontrollit në banesën e 60-vjeçarit policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë gjahu dhe municion luftarak.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.