Ka ndodhur

Arrestohet 51-vjeçari në Vlorë, kishte mbjellë kanabis mes tokës me misër

Gazeta Si - Një 51-vjeçar është arrestuar në Vlorë, në kuadër të megaoperacionit policor anti kanabis, i koduar “Territor i pastër”.

Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Armen u gjendën dhe asgjesuan 168 bimë kamabis.

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të shpejta policore, u identifikua dhe u arrestua pronari i tokës, njëkohësisht autor i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike, shtetasi 51-vjeçar.

Bimët u gjetën në një sipërfaqe toke të mbjellë me misër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë