Politike

Divorcohen Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

Nga Gazeta Si- Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta janë divorcuar. Meta është shprehur në një intervistë në Syri.tv se është ndarë zyrtarisht me Monika Kryemadhin.

Meta deklaroi se ai dhe ish-bashkëshortja e tij kanë ndjekur rrugën ligjore për këtë çështje dhe ka njoftuar edhe djalin e tij Besar Metën.

'Znj. Monika Kryemadhi është tashmë ish-bashkëshortja ime dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë çështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Meta.', u shpreh Meta.

Lajmi për divorcin vjen në një moment kur SPAK po heton pasurinë e familjes Meta dhe Ilir Meta ka deklaruar se të gjitha veprimet financiare i kishte kryer Monika.

Deklarata e Metës erdhi pas pyetjes se “kur ju nuk mund të bindni ish-kryetaren e LSI-së dhe bashkëshorten tuaj që SPAK është i kapur nga Edi Rama, si mund të bindni publikun dhe anëtarësinë tuaj?

Meta u përgjigj duke thënë se pas kësaj deklarate, Kryemadhi është ish-bashkëshortja e tij.

“Im bir më ka thënë pak kohë më parë që kur kemi kaq shumë tensione dhe probleme me njërin-tjetrin mund të gjeni ndonjë zgjidhje me të qetë dhe unë besoj se e kam gjetur një zgjidhje”, tha Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë