Ka ndodhur

Goditen tre plantacione me kanabis në Belgjikë, 8 shqiptarë të arrestuar

Gazeta Si - Një hetim i gjerë nga policia gjyqësore federale Leuvenit në Belgjikë, ka sjellë arrestimin e tetë shqiptarëve të akuzuar se kishin hapur plantacione me kanabis në ambiente të mbyllura.

Oficerët e policisë, bastisën njëkohësisht shtatë lokacione në Grimbergen, Vilvoorde, Muizen (Mechelen) dhe në komunat Etterbeek, Laken dhe Schaarbeek të Brukselit.

Sipas mediave belge, “tre drejtuesit e dyshuar, dy vëllezër dhe një kushëri, janë gjithashtu pronarë të dy objekteve hotelierie në kryeqytetin tonë”, thotë Gilles Blondeau, zëdhënës i zyrës së prokurorit publik Halle-Vilvoorde.

Hetimet nisën kur forcat e policisë në lagjen “Leuven”, u përballën vazhdimisht me plantacione kanabisi në pronësi të komunitetit shqiptar të drogës.

Ky zbulim bëri që policia e Leuvenit të niste një hetim në tetor 2023. Kur hetuesit hasën në një plantacion profesional në Heverlee gjatë atij hetimi, ata ishin në gjendje të krijonin lidhje me një bandë kriminale shqiptare. Ajo operonte nga Grimbergen dhe Schaarbeek.

Gjatë ndërhyrjes në fillim të kësaj jave, policia gjeti dy plantacione aktive të kanabisit në Laken dhe Vilvoorde.

Në Muizen (Mechelen) ishte ende në ndërtim e sipër. Policia mbërriti në tre lokacione për të çmontuar plantacionet.

Të gjithë të dyshuarit janë dolën para gjykatësit hetues në Bruksel. Ai ka vendosur t’i mbjë në burg.

Hetuesit e Leuven morën gjithashtu mbështetje për veprimin nga kolegë nga policia federale gjyqësore e Antëerp, Bruksel dhe Halle-Vilvoorde, nga mbajtësit federalë të qenve, nga Doganat, nga forca të ndryshme policore lokale dhe nga shërbimi koordinues.

“Falë përfshirjes dhe bashkëpunimit të shkëlqyer, ishte një operacion i suksesshëm”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë