Politike

Teliti: E vetmja zgjidhje për ekonominë, qeverisje e vogël dhe taksë e sheshtë 10%  

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorian Teliti, tha përmes një deklarate për mediat se, sipas Eurostat, të ardhurat për frymë të shqiptarëve janë në masën 35% të mesatares europiane, ndërkohë që vendet e rajonit janë në nivele më të larta.  Maqedonia e Veriut ka të ardhura për frymë sa 41% e mesatares europiane, Serbia 46% dhe Mali i Zi me 52%.

Gjithashtu, ai citoi se, sipas Eurostat, edhe në treguesin e konsumit individual për frymë, përsëri konsumatori shqiptar renditet i fundit, me 42% të mesatares europiane.

E vetmja zgjidhje sipas Telitit është largimi i kësaj qeverie dhe krijimi i një qeverisje të djathtë të vogël.

Teliti lajmëroi gjithashtu se PD-ja do të aplikojë taksën e sheshte prej 10% aq sa vendet e tjera   “Partia Demokratike e ka të qartë vizionin e saj. Me një qeverisje të vogël që në qendër të vëmendjes vendos individin, familjen dhe sipërmarrjen e ndershme, me strategji zhvillimore gjithëpërfshirëse, me implementimin e minimumit jetik, me një model taksimi të ulët dhe i bazuar në taksën e sheshtë 10%, rivitalizimi i familjes, fuqizimi i rinisë dhe i gruas në shoqëri dhe biznes, krijimi i kuadrit të duhur ligjor dhe institucional për të qenë përsëri lider në rajon në thithjen e investimeve të huaja, etj, do bëjmë të mundur kthimin e Shqipërisë në shinat e zhvillimit gjithëpërfshirës, ku çdokush sipas meritës dhe aftësive të tij të ketë në dorë e të bëjë fatin e tij”, tha ai


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë