Ngjarje

Rrugët e Shqipërisë mbushen me makinat nga Koreja. I zënë vendin atyre nga Gjermania

Nga Gazeta 'SI' - Koreja e jugut i ka zënë zyrtarisht vendin Gjermanisë, si importuesi i makinave në Shqipëri.

Të dhënat e Drejtorisë së Shërbimit Rrugor, DPSHTRR tregojnë se Gjermania ka kaluar në vend të tretë (7.297), në vend të dytë Koreja ­(7.319)  dhe në vend të parë Italia (7.549).

Për tregtuesit e makinave trendi i Koresë është i njëjtë si ai i pak viteve më parë me makinat nga Dubai, që zgjati vetëm pak kohë. Mjetet që vijnë nga shteti aziatik vijnë me kosto të ulëta dhe në gjendje të mirë, por janë 100% me lëndë djegëse.

Vetëm në muajin maj 2024, në Shqipëri janë regjistruar për herë të parë pothuajse 11 mijë mjete dhe në totalin për 5-mujorin, 41.6 mijë mjete. 19 mijë prej tyre janë regjistruar në kryeqytet.

DPSHTRR tregon se 83% e tyre, ose 34.6 mijë janë makina personale, ndërsa pjesa tjetër motorë, furgonë etj.

Vetëm 6.683 nga këto mjete janë blerë tërësisht të reja dhe pjesa tjetër janë të përdorura. Kryesisht mjetet e blera të reja janë ato të prodhuara 4 vitet e fundit.  Më shumë se gjysma e makinave që futen në Shqipëri janë të vjetra me 9-15 vite prodhimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë