Njerez

Erti Dushku, 12-vjeçari nga Devolli fiton në Olimpiadën Europiane të Gjuhës Angleze në Venecia (Foto e Video)

Nga Gazeta Si- Nxënës dhe studentë shqiptarë e kanë bërë shpesh herë krenar vendin tonë duke na përfaqësuar në kompeticione ndërkombëtare dhe duke arritur rezultate mbresëlënëse.

I tillë është edhe rasti i 12-vjecarit Erti Dushku nga Devolli i cili ka përfaqësuar vendin tonë në Hippo English Olympiad, Olimpiadën europiane të Gjuhës Angleze e cila u mbajt në Venecia të Italisë. Pjesë e olimpiadës ishin nxënës nga 64 shtete.

Erti fillimisht u shpall fitues i fazës së dytë në Olimpiadën e Gjuhës Angleze në HIPPO dhe më pas konkurroi për fitore në fazën finale të organizuar në Venecia.

HIPPO është një organizatë ndërkombëtare që ka për qëllim të promovojë gjuhën angleze mes nxënësve nga të gjitha vendet europiane.

Nxënësi i klasës së 6-të të shkollës “Dritëro Agolli” në Bilisht arriti mes qindra fëmijëve të tjerë të marrë vendin e parë në këtë olimpiadë ndërkombëtare, duke bërë që flamuri Shqiptar të valvitet në Venecia.

12-vjeçari është njëri prej nxënësve ekselent të Qarkut të Korçës por është hera e parë që merr marr një çmim ndërkombëtar.

Ndërsa dy nxënës të tjerë shqiptarë u renditën në vendin e dytë. Dion Dedej u rëndit në vendin e dytë në nivelin për fëmijë dhe Noelia Duka po ashtu në vendin e dytë në HIPPO 2 (niveli për nxënës deri 13 vjeç), me 34 pikë, vetëm 1 pikë më pak se fituesja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë