Ka ndodhur

Asgjësohen mbi 1 mijë bimë kanabis në Krujë

Gazeta Si- Policia ka zbuluar në fshatin Burz Mal dhe në Shkretë të Krujës disa ambiente të përshtatshme për kultivim të lëndëve narkotike.

Në këto ambiente janë gjetur 1150 bimë të dyshuara narkotike kanabis. Një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë