Politike

Klevis Balliu: Kompania e motrës së drejtoreshës së bashkisë Tiranë miliona lekë tendera nga Bashkia

Koordinatori i PD-së, Klevis Balliu, ka denoncuar përmes një deklarate për mediat se, “kompania e motrës së drejtoreshës së bashkisë së Tiranës ka fituar miliona lekë tendera nga bashkia”

“...ANK ARCITECTURE shpk është subjekti në pronësi të Albana Koçollari motra e Mirela Koçollari me detyrë Drejtoreshë e Përgjithshme në Drejtorinë e Promovimit të Qytetit pranë bashkisë Tiranë. Kjo e fundit ka përfshirë kompaninë e motrës së saj duke lidhur kontrata me bashkinë e Tiranës konkretisht:

1. Kontrata dt. 13 Dhjetor 2019 me objekt: Konsulencë – Ekspertizë për vlerësimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti ‘Shkolla e mesme Sami Frashëri’. Vlera e kontratës 4 950.000 lekë me tvsh

2. Kontrata dt 5 Qershor 2020 me objekt

Studim Projektim për Objektet Arsimore, në kuadër të procesit të rindërtimit, Tiranë, të ndarë në lote: Loti i VII: Studim projektim per objektin: Ndërtimi i shkollës se mesme ‘Sami Frashri’. (Programi i Rindërtimit)

Vlera e kontratës 3.609.225 lekë me TVSH.

3. Kontrata dt. 4 Shkurt 2021 me objekt:

Loti I:Studim projektim,për objektin: ‘Rikualifikim bllokut që kufizohet nga ‘Teodor Keko’, ‘Tom Plezha’, ‘Mikel Maruli’ dhe ‘Loni Ligori’

Vlera e kontratës 3.738.000 lekë me TVSH.

Përveç kontratave të mësipërme të denoncuara edhe më parë edhe në media, në datën 7 Qershor 2024 Erion Veliaj  paguan motrën e drejtoreshës së tij për kontratën nr.14214/11 me objekt: ‘Studim projektim ndërtim qendra polifunksionale faza 1 + faza 2 + faza 3 në vlerën totale 7.141.200 lekë”, tha Klevis Balliu


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë