Politike

Gjekmarkaj: Ne kemi një kryetar legjitim dhe ai është Berisha

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, është pyetur nëse forca politike ku bën pjesë duhet të drejtohet nga një kryetar i ri, duke qenë se Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, ndërsa zgjedhjet e vitit 2025 po afrojnë.

Gjekmarkaj ka deklaruar se debate të tilla janë të parakohshme dhe të panevojshme, përderisa PD ka një kryetar legjitim që është pranuar nga të gjithë dhe sipas tij është Sali Berisha.

“Fokusi ynë është pikërisht rrëzimi i Qeverisë”, theksoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë