Politike

Gjykata Kushtetuese shqyrton bashkë paditë për shfuqizimin e ligjit për profesionet e lira (kleçka e këtij vendimi)

Gjykata Kushtetuese po shqyrton të martën tri paditë  për shfuqizimin e ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” që nisi zbatimin me profesionet e lira nga 1 janari.

Pasi palët parashtruan argumentet, trupa gjykuese u tërhoq në lidhje me kërkesat paraprake.

Avokati Marash Logu, i cili përfaqëson deputetët e opozitës që kanë depozituar padinë, ngriti shqetësimin se bashkimi i tre padive kufizon objektin e tyre, që është shfuqizimi për të gjitha profesionet dhe jo për disa kategori.

Ne foto: Jursti Marash Logu dhe deputetja e PD-se, Jorida Tabaku

Padia e parë në Kushtetuese u depozitua në muajin shkurt 2024 nga 37 deputetë të grupit parlamentar të PD-së. Më pas në muajin mars u dërgua një tjetër kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e ligjit nga Instituti i Kontabilistëve të Miratuar (IKM) dhe Instituti i Ekspertëve Kontabël të Miratuar (IEKA).

Nismës së avokatit Lulzim Alushaj për moszbatimin e ligjit si antikushtetues, në një padi të tretë më 19 Prill depozituar në Gjykatën Kushtetuese, iu bashkuan masivisht 400 profesionistë, si: avokat, përkthyes, financiarë, agjentë të shitjeve të pronave etj, edhe shoqata biznesi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë