Për gjatësinë e lidhjes është me rëndësi që ngjashmëritë (në qëndrime, kuptim të jetës, besim në lidhjen me partnerin…) dhe kompatibiliteti të jenë më të shprehura sesa dallimet. Mirëpo, pa i marrë parasysh këto, nuk duhet përgjithësuar.
Gjithmonë dy shpirtra munden thjesht “të gjenden” pa marrë parasysh moshën, statusin shoqëror, largësinë… Derisa të ekzistojë dashuria dhe respektimi i dyanshëm, mosha nuk do të duhej të ketë ndonjë rol!
Fillimi i lidhjes me një person më të moshuar, mund të jetë pak shqetësues në krye të herës, por nëse i ndiqni këto këshilla, do të kuptoni si mund ta mbani këtë lidhje të balancuar.
Nëse dy partnerët në një marrëdhënie janë të ndershëm me qëllimet e tyre, nuk ka asnjë arsye pse diferenca e moshës të krijojë ndonjë problem.
Durimi
Një nga arsyet kryesore që i bëjnë gratë dhe vajzat të dalin me meshkuj më të vjetër në moshë, është fakti se ata janë më të qëndrueshëm dhe më të vendosur. Ndërkohë që mund të çuditeni me shtëpinë e tij të këndshme dhe me karrierën e tij, shumë shpejt do të mësoni se për të paguar faturat, ai duhet të punojë shumë. Nganjëherë kjo do të thotë se do të ketë më pak kohë dhe vëmendje për ju. Ju duhet të kuptoni dhe të keni shumë durim.
Diferenca në moshë
Mos ia kujtoni vazhdimisht diferencën në moshë që keni mes jush. Nëse ju të dy jeni pajtuar që të filloni lidhjen, atëherë keni tejkaluar çdo dallim në moshë që mund të keni. Nëse vazhdimisht ia kujtoni se sa vite keni dallim, thjesht do ta bëni të ndihet keq dhe do të dukeni e pasigurtë.
Kënaquni me bisedën!
Shumë gra të reja tërhiqen nga meshkujt më të vjetër, për shkak të bisedës së mrekullueshme që mund të kenë me ta. Ky do të ishte një rast për të shprehur të gjitha aftësitë tuaja, të cilat me miqtë tuaj moshatarë zakonisht nuk mund t’i shprehni edhe aq. Mund të shfaqni personin e rritur brenda jush pa pasur frikë.
Shfaqni aftësitë tuaja në kuzhinë!
Nuk mund të themi se çdo grua duhet gjithsesi të dijë të gatuajë dhe të pastrojë për të bërë për vete një person, por natyrisht që nëse di t’i bëjë këto, do të duket shumë më e përshtatshme si partnere. Burrave jo vetëm që u duket atraktive kjo karakteristikë, por ata kërkojnë diçka të tillë te një partnere, e cila në të ardhmen do të rrisë familjen e tyre. /Telegraf
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.