Ne rrjet

Mediat kroate: Djali i Vuçiç u përfshi në sherrin e tifozëve serbë me anglezët dhe shqiptarët (video)

Nga Gazeta 'Si'- Mediat kroate pretendojnë se në përleshjen fizike që ndodhi pasditen e djeshme në Gelsenkirchen, midis tifozëve serbë dhe atyre anglezë, por ku u ndodhën edhe dhjetëra shqiptarë të cilët reaguan pas djegies së flamurit kuqezi, ka qenë i përfshirë edhe djali i madh i Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video që tregon se Danilo Vuçiç, ka dashur të marrë pjesë në përleshje, por është mbajtur nga krahu nga disa bodigardë që e shoqëronin.

Sipas mediave kroate forcat e shumta të sigurisë që e shoqëronin Danilo Vuçiç dhe nuk ju ndanë për asnjë moment ishin anëtarë të njësisë speciale “Cobra”.

Sa i përket sherrit midis dy tifozerive, e përditshmja gjermane Bild ka publikuar foto ku shihet teksa përleshen në tarracën e një restoranti, kryesisht me karrige, para ndërhyrjes së policisë.

Një gazetar i AFP-së sakaq vuri re xhamat e thyer në tarracë pas incidenteve dhe pa një grup tifozësh serbë të cilët po shoqëroheshin nga policia në stacionin e metrosë, të pranishëm në numër të madh.

Policia i ndau dy grupet tha një zëdhënës i policisë për AFP, duke shtuar se në këtë fazë ai nuk mund të jepte ndonjë detaj të mëtejshëm rreth arrestimeve ose lëndimeve të mundshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë