Nga Gazeta ‘Si’ – Vladimir Putin ka paraqitur ato që ai tha se ishin parakushtet e Rusisë për fillimin e bisedimeve të paqes me Ukrainën.
Ai tha se Rusia do të ishte gati për bisedime të tilla “nesër” nëse trupat ukrainase tërhiqen nga rajonet Zaporizhzhia, Kherson, Donetsk dhe Luhansk dhe nëse Ukraina heq dorë nga planet e saj për t’u bashkuar me NATO-n.
Nëse Ukraina do të pranonte këto kushte, ai tha se Rusia do të pushonte zjarrin dhe do të fillonte negociatat.
”Kushtet janë shumë të thjeshta! Forcat ukrainase duhet të tërhiqen plotësisht nga rajonet Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia.”
Ai vazhdoi duke thënë: “Sapo Kievi thotë se ata janë gati për një vendim të tillë dhe të fillojnë tërheqjen reale të forcave nga këto rajone dhe të deklarojnë zyrtarisht refuzimin e planeve për t’u anëtarësuar në NATO, nga ana jonë, menjëherë, fjalë për fjalë në të njëjtën minutë, do të vijë një urdhër për të ndalur zjarrin dhe për të nisur negociatat.
Ne do ta bëjmë atë menjëherë. Natyrisht, ne do të garantojmë tërheqjen e pandërprerë dhe të sigurt të forcave ukrainase.”// Reuters
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.