Gazeta Si - Shtatë turiste franceze kanë përfunduar në spitalin e Lushnjës për shkak të një aksidenti që ka ndodhur kur furgoni me të cilin udhëtonin në drejtim të Beratit është përplasur me një autokombajnë që lëvizte nga njëri krah i rrugës në tjetrin.
Policia ka shkuar në vendngjarje, ku ka ndaluar drejtuesit e mjeteve të përfshirë dhe ka menaxhuar trafikun e shkaktuar.
Disa prej turistëve kanë marrë ndihmë mjekësore, pasi kanë thyeje gjymtyrësh dhe dëmtime të tjera në trup.
Fatmirësisht, sipas mjekëve nuk ka probleme serioze për shëndetin dhe po kryhen ekzaminimet përkatëse. Segmenti rrugor nacional Lushnjw-Berat është vazhdimisht shkak aksidentesh, pasi është vetëm me dy korsi vajtje-ardhje dhe kalon nëpër zonë bujqësore, ku mjetet motorike kalojnë nga njëra anë në tjetrën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.