Më shumë njerëz se kurrë u zhvendosën me forcë në mbarë botën muajin e kaluar për shkak të luftës, konfliktit, dhunës dhe persekutimit, sipas një raporti të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).
”Në muajin maj, 120 milionë njerëz u zhvendosën globalisht, gati 10% më shumë se një vit më parë dhe që përfaqësojnë rreth 1,5% të popullsisë së botës”, theksoi UNHCR.
Sipas agjencisë, më shumë se dy të tretat e refugjatëve janë të zhvendosur brenda vendit.
Dy të tretat e atyre që kanë ikur jashtë vendit mbeten në vendet fqinje, në kushte shpesh të vështira, me shpresën për t’u kthyer shpejt në vendet e tyre.
Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania ishin destinacionet kryesore për ata që kërkonin mbrojtje afatgjatë, me Gjermaninë që mori numrin e dytë më të lartë të kërkesave për azil pas SHBA-së./ata
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.