Politike

Begaj me Afrim Gashin, kreun e Kuvendit të RMV-së: Vlerësoj përfaqësimin shqiptar në krye të institucioneve

Nga Gazeta ‘Si’ – Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi sot në Shkup një takim me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin.

 Begaj vlerësoi faktin e përfaqësimit shqiptar në krye të institucioneve drejtuese të Maqedonisë së Veriut dhe theksoi rëndësinë e mësimeve nga e kaluara dhe nevoja për të mos përsëritur gabimet.

“Ne, si persona me funksione publike, duhet të kemi kujdes të mos përsërisim gabimet e së shkuarës dhe të punojmë për një të tashme e të ardhme më të mirë”,- deklaroi ai ndërsa përshkroi si të shkëlqyer bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Ne duhet të punojmë së bashku si shqiptarë, si maqedonas dhe si qytetarë të këtij rajoni”, – u shpreh Begaj, duke theksuar angazhimin për të vazhduar zgjerimin e bashkëpunimit.

Ai gjithashtu shprehu bindjen për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe vazhdimin e projekteve të përbashkëta, me qëllim që rruga e bashkëpunimit, siç u shpreh ai, “nga dy korsi të përbashkëta, të zgjerohet në katër të tilla.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë