Gazeta Si – Policia e Fierit ka sekuestruar disa pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasit me inicial A.M, në Fier, i cili dyshohet se i kishte krijuar nga aktiviteti kriminal.
Në kuadër të operacionit “Real estate” u vendos sekuestro preventive mbi pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasit A. M., 36 vjeç.
Ky shtetas dyshohet se i ka përfituar këto pasuri nga veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë Shqipërisë.
Konkretisht, janë sekuestruar pasuritë si më poshtë:
•2 sipërfaqe toke arë, në total 6831 m2, në Fier;
•3 sipërfaqe toke truall, në total 630 m2, në Fier;
•njësi shërbimi me sipërfaqe 200 m2, në Fier;
•njësi 2 kate me sipërfaqe 625 m2, në Fier;
•njësi me sipërfaqe 100 m2, në Fier;
•apartament me sipërfaqe 127 m2, në Tiranë;
•1 vendparkim në Tiranë;
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




