Gazeta Si – Një 51-vjeçar me iniciale E.B., është arrestuar në Dimal, pasi organizonte lojëra fati.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 5 tableta me të cilat dyshohet se ushtronte veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit, 1 pistoletë-stilolaps dhe municion luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat”, njofton policia e Beratit
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




