Gazeta Si – Një mjet lundrues jaht, që përdorej në kundërshtimin me ligjin për qëllime turizmi në Karaburun, është bllokuar nga policia.
Për pasojë është ndëshkuar me masë administrative 100 mijë lekë, pronari i mjetit lundrues, i cili nuk ishte i pajisur me Certifikatën e Operatorit Turistik Detar për të ushtruar aktivitetin me mjetin lundrues jaht, në bordin e të cilit u konstatuan 10 turistë të huaj.
“Shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Njësisë Speciale Delta, gjatë patrullimit të vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, si dhe për kontrollin e përdorimit të mjeteve lundruese, bazuar dhe në informacionet e marra se në vendin e quajtur “Zhapovel”, Karaburun, një shtetas ushtronte aktivitetin, me mjetin e tij lundrues jaht, pa licencën përkatëse, kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë shoqërimin dhe bllokimin e këtij mjeti”, – njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




