Ka ndodhur

Makina përplaset me shkëmbin në Bypass-in e Vlorës, humb jetën 24-vjeçari

Gazeta Si – Një 24-vjeçar me iniciale I.P., ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Bypassin e Vlorës në afërsi të fshatit Kaninë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se i riu ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Benz” dhe për pasojë, automjeti është përplasur me pjesën shkëmbore në anë të rrugës.

Për shkak të dëmtimeve, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, 23-vjeçari me iniciale D. K., është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë