Ka ndodhur

I mori përmes mashtrimit 108 mijë euro një 54-vjeçareje, pranga të riut në Tiranë

Gazeta Si – Një 32-vjeçar, Klevis Berberi, banues në Tiranë, është arrestuar, pasi i mori përmes mashtrimit për shitjen e një dyqani 108 mijë euro një 54-vjeçareje.

Policia njofton se i riu,, duke shpërdoruar detyrën, i ka marrë shumën prej 108.000 euro gruas, duke falsifikuar deklaratën noteriale të bankës me qëllim përvetësimin e kësaj shume dhe të pronës që do të blihej nga ajo.

Pasi është nënshkruar akti notarial për blerjen e pronës, 54-vjeçarja duhet të ishte pronare e vetme e kësaj prone, ndërkohë që i arrestuari e ka shitur pronën që ka qenë e vendosur kolateral për llogari të një banke të nivelit të dytë.

Policia thotë se ai akuzohet për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Mashtrimi” me pasoja të rënda, dhe “Shpërdorimi i detyrës”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë