Politike

PD ‘infektohet’ nga ndeshjet e Shqipërisë në Gjermani? Afrohet protesta para bashkisë. Këlliçi: Mbahet të premten   

Partia Demokratike afron datën e protestës para selisë së bashkisë. Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi në një deklaratë për mediat nga selia blu, u bëri thirrje qytetarëve se ditën e premte në orën 11:00 të protestohet para bashkisë së Tiranës. Më herët ishte vetë Këlliçi që njoftonte se protesta e radhës do të mbahet të mërkurën e javës që vjen. Nuk dihen arsyet e afrimit të protestës por me gjasë ndryshimi i ditëve lidhet pikërisht me sezonin e ndeshjeve të Kombëtares në Gjermani.

“Prej 11 javësh ne tubohemi para Bashkisë së Tiranës, institucionit të dytë më të korruptuar në vend, që të dëgjohet zëri i së vërtetës, që të demaskohen hajdutët, që të dorëhiqet Erion Veliaj dhe bashkia tu kthehet qytetarëve.

Asgjë nuk na ka ndalur këto javë: as vapa, as presioni, as helmet dhe dhuna policore.

Siç nuk na ndali asnjë kërcënim apo presion, edhe në betejën e gjatë për të rikthyer flamurin e Partisë Demokratike te demokratët.

Ju bëj thirrje që në këtë frymë të mblidhemi sërish të premten, ora 11:00, para bashkisë. Le të na prijë flamuri i Partisë Demokratike i rikthyer në shtëpi, flamuri i opozitës së vërtetë”, shkruan Këlliçi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë