Ka ndodhur

Humbi kontaktet në malin e Jezercës, gjendet i pa jetë turisti bullgar

Gazeta Si- Një turist nga Bullgaria është gjetur i vdekur në malin e Jezercës. Ai ishte nisur së bashku me një person tjetër dhe gjatë eksplorimit të malit kanë humbur kontaktet me njëri-tjetrin.

Shoku i tij ka kaluar në Mal të Zi dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe prej andej denoncoi ngjarjen e rëndë.

Pas njoftimit, helikopteri “Cougar” i Forcave të Armatosura është ngritur në ajër dhe pas disa orësh kërkimesh është bërë e mundur gjetja e trupit të pajetë të turistit në Alpet e Shqipërisë, në Jezercë.

Në një postim në rrjetet sociale, sqarohet se kërkimet për turistin u bënë nga toka dhe ajri, por në fund u gjet vetëm trupi i tij i pajetë.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bën thirrje për kujdes të shtuar në zonat me rrezikshmëri të lartë si dhe ndjekje me përpikmëri të udhëzimeve të guidave të specializuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë