Gazeta Si – Dy persona kanë tentuar për të vjedhur një makinë gjatë orëve të natës, por mjeti përfundoi në flakë dhe hajdutët u arratisën menjëherë.
Ishte ora 02:35, kur në fshatin Petresh që ndodhet në rrugën e vjetër Elbasan-Tiranë, dy persona i vodhën makinën tip “Ford” një 28-vjeçari me iniciale R.Ll.
Pikërisht në këtë moment, pasi u pikasën nga policia, kjo e fundit u bëri shenjë për të ndaluar, por shoferi nuk iu bind urdhrit dhe vijoi rrugën duke i dhënë gaz makinës.
Ecën derisa Fordi i la… Në fshatin Dopaj, makina u përfshi nga flakët. Në këto kushte 2 hajdutët u detyruan ta braktisnin dhe u larguan.
Ata nuk janë arrestuar ende, por policia thotë se “nga veprimet e para hetimore, si dhe bazuar në informacionet e siguruara, ka krijuar dyshime të arsyeshme për autorët e këtij rasti. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




