Ka ndodhur

Zjarr në një banesë në Vlorë, humb jetën një person i pastrehë

Gazeta Si – Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e të martës në lagjen “Osman Haxhiu” të qytetit të Vlorës.

Mësohet se brenda saj ndodhej një i moshuar, i pastrehë, i cili nuk ka arritur dot që të dalë në kohë dhe fatkeqësisht ka humbur jetën.

Në vendin e ngjarjes shkuan dy zjarrfikëse dhe një ambulancë. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë