Nga Gazeta Si - Kampionati Europian do të nisë këtë javë dhe është koha ideale për t’i bërë llogaritë dhe për të nxjerrë statistika interesante. Këtë radhë do të zbulojmë futbollistët më të vjetër që do të luajnë në Euro 2024.
Vendi i parë i takon veteranit të Portugalisë, Pepe, i cili në ndeshjen e parë të portugezëve do t’i ketë mbushur 41 vjet, 3 muaj e 23 ditë. Ndërkohë që në vendin e dytë është një bashkëkombasi i tij, Cristiano Ronaldo.
Legjenda portugeze do të jetë 39 vjeç e 4 muaj e 13 ditë kur Portugalia do të nisë aventurën në Euro 2024.
LEXO EDHE:
Nga Ronaldo te Giroud: Kujt do t'i themi lamtumirë pas Euro2024?
Ndërkohë, podiumin e mbyll Luka Modric, i cili do të jetë 38 vjeç, 9 muaj e 6 ditë kur ta nisë Evropianin me Kroacinë.
Në listën e veteranëve do të jenë edhe portieri gjerman, Manuel Neuer (38 vjeç), sulmuesi francez Olivier Giroud (37), sulmuesi polak Robert Lewandowski (35) etj.
Ndërkohë, Lamine Yamal do ta ndryshojë historinë duke u bërë lojtari më i ri që do të luajë në finalet e një Kampionati Evropian.
Ylli i ri i Barcelonës do të luajë në Euro 2024 si 16 vjeçar, ndërsa do t’i mbushë 17 më 13 korrik, një ditë para finales së Evropianit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.