Gazeta Si - Kampionati Evropian do të fillojë pas pesë ditësh me ndeshjen mes mikpritësve, Gjermanisë dhe Skocisë (14 qershor).
Dhe vetëm një muaj më vonë do të dimë se kush do ta ngrejë trofeun në qiell. Megjithatë, nëpërmjet përdorimit të të dhënave dhe statistikave të avancuara, "Opta Analyst", ka identifikuar se cilat skuadra janë favorite për të fituar turneun kontinental: Italia e Luciano Spallettit (kampione në fuqi) nuk është mes tyre.
Sipas superkompjuterit të “Opta”-s, në rreshtin e parë janë Anglia (finalistja e vitit 2021 e mundur në “Wembley” nga “axurrët” dhe Franca.
Kombëtarja e trajnerit Gareth Southgate ka 19.9% shanse për të fituar kampionatin e parë evropian në historinë e tij.
Megjithatë, skuadra e Didier Deschamps ka një shans 19.2% për të fituar titullin e tretë kontinental, pas atyre të vitit 1984 dhe 2000.
Për më tepër, të dy kanë mbi 30% shanse për të arritur në finale. Por pretendentët e tjerë? Në vendin e tretë renditet Gjermania me 12.6% shanse për fitore përfundimtare, ndërsa të tjerat, duke filluar nga Spanja dhe Portugalia, janë nën 10%.
Po Italia? Sipas algoritmit, kundërshtarët e parë në grup kundër Shqipërisë, me të cilët do të luajnë këtë të shtunë në Dortmund, nuk kanë shumë mundësi për të përsëritur suksesin e vitit 2021.
Sipas “Opta”-s, Italia renditet vetëm e shtata në rrjetin e të preferuarave, me një shans 5% për përsëritur suksesin.
Kështu, “axurrët” kanë një shans 80% për të kaluar grupin (me Spanjën, Kroacinë dhe Shqipërinë), me pak më pak se një në dy shanse për të arritur në çerekfinale.
Por kujdes: edhe në edicionin e fundit, “Opta” i jepte skuadrës së trajnerit të atëhershëm, Roberto Mancini 7.6% shanse për të triumfuar në “Wembley”. Dhe të gjithë e dimë se si përfundoi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.