Ka ndodhur

Makina del nga rruga në aksin Laç-Fushë Mamurras, humb jetën shoferi 43 vjeç

Gazeta Si – Një aksident i ndodhur orëve të para të mëngjesit të kësaj të hëne në aksin Laç-Fushë Mamurras i ka marrë jetën drejtuesit të mjetit 43-vjeç.

Sipas policisë, një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën, ku për pasojë ka ndërruar jetë në vend shoferi.

“Rreth orës 02:00, në aksin rrugor Laç- Fushë Mamurras, automjeti me drejtues shtetasin K. M., dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën ndarëse të rrugës. Si pasojë e përplasjes, ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i automjetit, shtetasi K.M., 43 vjeç, bunues në Bushnesh, Krujë. Grupi hetimor po punon për sqarimim e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thotë policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë