Ka ndodhur

Makina makina bie në humnerë në Elbasan, humb jetën shoferi 56 vjeç

Gazeta Si – Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Buall-Shushicë në Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë qindra metra në greminë. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i makinës, Nazmi Boja, 56 vjeç.

Pas disa orë kërkimesh Ekipet e Zjarrfikëses së Elbasanit, Emergjencave Civile dhe Ekipet e Alpinizmit të Kërkim Shpëtimit Malor, arritën të identifikojnë mjetin e rrëzuar në greminë.

Fatkeqësisht drejtuesi i mjetit nuk ka mundur të mbijetojë. Disa dhjetëra punonjës u angazhuan për të shpëtuar personin e aksidentuar, por terreni i malor vështirësoi punën e ekipeve të shpëtimit.

Terreni malor e ka bërë të vështirë punën e grupeve të kërkimit. Për këtë arsye, është kërkuar ndihma e Emergjencave Civile në Tiranë, të cilat dërguan një helikopter të ndihmës së shpejtë.

Është dashur ndërhyrja e helikopterit të emergjencave civile për të lokalizuar vendin e aksidentit. Më pas është bërë e mundur nxjerrja e trupit, fatkeqësisht i pajetë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë