Drejtësia

Apeli shpall fajtor Lefter Allën, ish-kryebashkiaku i Bulqizës dënohet me 3 vite burg për abuzim me tenderët

Gazeta Si – Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin me tre vite burg për Lefter Allën, ish-kryetarin e Bashkisë së Bulqizës, i cili u arrestua me 15 mars të një viti më parë, pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në lidhje më një tender me vlerë 3 mln euro.

Alla është shpallur fajtor për tenderin e ujësjellësit dhe është dënuar me tre vite burg, ndërsa do të vuajë 2 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ish-kryebashkiaku dhe 8 persona të tjerë të  u gjetën fajtorë nga Gjykata e Posaçme, për akuzat e shpërdorimit të detyrës, shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikimit.

SPAK ka provuar se Alla dhe nëpunësit e tjerë të Bashkisë Bulqizë kanë abuzuar me tenderin “Ndërtimi i rrjetit të furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”. Tenderi kapte vlerën e 322 milionë e 439 mijë lekë.

Alla dyshohet se në bashkëpunim më ish zyrtarët e bashkisë favorizoi dy kompani gjatë procedurës së prokurimit publik me qëllim që më pas punimet për ujësjellësin t’i kryejë kompania ‘OE 2AF Albania shpk’, e cila është në administrimin e të afërmit të Allës, Aqif Konesha.

Të dënuarit e tjerë

1 vit e 8 muaj burg Enkelejda Lleshit, lirohet me kusht

Nga 14 muaj burg Rubin Kolës, Arsen Gjokës e Kujtim Zogut, lirohen me kusht

Leonard Daci dënohet me 1 vit e 2 muaj burg, lirohet me kusht

Erion Isaku dënohet me 2 vite burg

Rasim Daci dënohet me 1 vit e 8 muaj burg

1 vit e 4 muaj burg Aqif Koneshën, i afërmi i Lefter Allës

Dënohet me 1 vit burg, Dali Gazidedja, lirohet me kusht


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë