Prezenca e opozitës në Komisionin e Dezinformimit është një domosdoshmëri, pasi puna e tij synon trajtimin e sfidave të sigurisë kombëtare.
Nisur nga ky parim, kreu i republikanëve Fatmir Mediu sqaron pjesëmarrjen e tij në komision ndryshe nga pjesa tjetër e opozitës që e deri më tash e bojkotuar.
“Përsa i përket pjesëmarrjes sime në komisionin e dizinformimit, në këndvështrimin e zhvillimeve në rajon, Shqipëria dhe vendet e rajonit janë nën sulmet hibrite të Kinës, Rusisë dhe Iranit, dhe mendoj që ky nuk duhet të jetë një domein i analizës vetëm i ekzekutivit, por edhe Kuvendit e parlamentit. E në këtë kuptim, kam marr pjesë dhe besoj që është interesi i shqiptarëve, Shqipërisë dhe i partnerëve tanë për të koordinuar veprimtarinë në këtë çështje. Madje Irani ka nisur të paguajë grupe kriminale për ndikimin në rajon Ne kemi nevojë që të angazhohemi në cështjet e sigurisë. Për dizinformimin, per sulmet nga aktorë të tretë, është e domosdoshme (pjesëmarrja)”, është shprehur Mediu. Përbërja e Komisionit të Dezinformimit u miratua të enjten e kaluar në seancë.
Deri më tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen deputetët e PS-së dhe i vetmi nga opozita, Fatmir Mediu. Pjesa tjetër e opozitës e ka bojkotuar deri më tash me argumentin se komisioni do te perdoret për qëllime te tjera.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.