Gazeta Si –Një 62-vjeçar është arrestuar, ndërsa është shpallur në kërkim nipi i tij pasi po krijonin kushtet për mbjelljen e farave të kanabisit.
U arrestua në flagrancë Ndue Gjini 62 vjeç, dhe u shpall në kërkim nipi i tij, shtetasi Ardit Gjini, 31 vjeç, “pasi gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetasve, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri dhe 1 armë gjahu, municione për këto armë, 2500 fara cannabisi, një sasi cannabisi dhe 5 radio marrëse-dhënëse, 1 mjet prerës (thikë), 2 celularë, 2500 metra kabllo elektrike dhe 34 automatë” informoi sot policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




