Ka ndodhur

U bllokuan në Gjirin e Anglezit, policia iu vjen në ndihmë dy turistëve nga Lituania

Gazeta Si – Dy turistë lituanezë janë shpëtuar mbrëmjen e së premtes në zonën e Karaburunit. Policia tha se kishin marrë njoftim se dy turistët e kishin të pamundur të vazhdonin lëvizjen në vendin e quajtur “Gjiri i Anglezit”, pasi nuk ndiheshin mirë.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare për t’iu ardhur në ndihmë turistëve”, njoftoi policia.

Pas disa orë kërkimesh, ata u gjetën dhe u shoqëruan drejt policisë në Himarë. Aktualisht turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

“Turistët kanë falenderuar shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar. Policia Kufitare e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurt”, njoftoi policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë